TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video, ndërsa shkruan se bëhet fjalë për aeroportin e Kukësit.

Berisha pohon se ‘kaçatorrët e narkoqeverisë shkojnë e vijnë’, duke lënë të nënkuptuar se në këtë aeroport bëhet trafik lëndësh narkotike.

“Ne aeroportin e fjetur te Kuksit, kaçatorret e narkoqeverise shkojne e vijne! Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha. Kujtojmë se Berisha herë pas here ka pub,ikuar në faqen e tij video dhe dëshmi nga qytetarët dixhitalë, ku këta të fundit deklarojnë se kanë parë avionë të zbresin në pista të vogla në Shqipëri, duke pretenduar se ata transportojnë drogë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb