TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që nesër të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

‘BalkanWeb’ mëson se mbledhja do të nisë në orën 18:00. Burime për gazetaren e ‘News24’ Elda Menga konfirmojnë se kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.

Të njëjtat burime pohojnë se në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme. Theksojmë se mbledhja e jashtëzakonshme vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri. Shumica të henën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb