Studimet e shumta kanë provuar se ekziston një lidhje e fortë neurologjike mes pikave specifike të trupit tonë dhe organeve. Një prej tyre është edhe veshi.

Veshi është organi kryesor i sistemit të dëgjimit, por ai është i lidhur njëkohësisht ngushtë me problematika të tjera shëndetësore.

Po çfarë mund të tregojnë veshët për shëndetin tuaj?

Shërbejnë si mjet identifikimi: Kur lindim veshët tanë janë plotësisht të formuar. E vetmja gjë që ndryshon gjatë rritjes është madhësia e tyre, duket sikur lobi i veshit zbret pak. Veshi mund të shërbejë për të identifikuar një person si për shembull shenjat e gishtit.

Dominant apo i fshehur: Sipas një studimi, nëse llapa e veshit tuaj është e bashkangjitur ( e lidhur direkt me një anë të kokës) atëherë jeni një njeri me karakter të fshehur. Ndërsa kur llapa e veshit duket si e varur nga pika e lidhjes, atëherë jeni shumë dominues.

Nëse llapa e veshit vjen në formë diagonale, kjo shenjë tregon që mund të vuani nga sëmundjet e zemrës.

Kur veshët tuaj janë gjithmonë në ngjyrë të zbehtë, atëherë keni një nivel shumë të ulët të vitaminave dhe kalciumit.

Veshët pjesërisht të skuqur janë të lidhura drejtpërdrejt me problemet e traktit urinar dhe veshkave.

Nëse pjesa e brendshme qëndron tërë kohës e skuqur, duhet të kujdeseni seriozisht për shëndetin tuaj mendor. Mund të ndodhë që papritur e kuptuar të keni dhimbje koke, çrregullime të humorit ose dhe humbje të kujtesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: