Sot në mbrëmje në ‘Allianz Arena’ skena është e gjitha për Bayern Munchen-Atletico Madrid, luhet akti i dytë i gjysmëfinales në Champinos League. Sot nuk është thjeshtë një sfidë ndemjet dy skuadrave por është dhe një sfidë edhe ndërmjet dy filozofive.

‘Tika-Taka’ e famshme e Pep Guardiolës, zotërimi i topit, kundër ‘Cholismit’ të Simeones, një filozofi e mbështetur tek grupi kompakt, lojë e fortë, presing asfiksues, një filozofi shpesh e kritikuar por që në fund ka rezultuar fituese, ashtu si dhe në ndeshjen e parë në ‘Calderon’.

Akoma në garë për ti “vjedhur” Barcelonës titullin kampion, Atletico vjen në këtë sfidë me moralin e lartë, të vetëdijshëm që kanë në dispozicion dy nga tre rezultatet e mundshme. Krejt ndryshe është situata tek Bayern, Guardiola u kritikua për formacion e hedhur në fushë në ndeshjen e parë, duke lënë jashtë Ribery dhe Muller, por Bayern nuk arriti as të shpallej kampion në Mynih pas 16 vitesh, barazoi përballë B.Monchengladbach.

Të eliminuar nga Champions League në dy sezonet e fundit pikërisht në këtë fazë dhe as më tepër nga dy skuadra spanjolle, Pep është përpara një presioni të madhe, duhet me çdo kusht të hedhë hapin e madh, në të kundër aventura e tij në Mynih nuk do quhej e plotë dhe pozitive.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb