Sot në orën 18:00 është luajtur ndeshja e parë e fazës “play-off” të Champions League mes Qarabag dhe Copenhagen. Skuadra azere ku militon edhe mbrojtësi Ansi Agolli ia ka arritur të triumfojë minimalisht me rezultatin 1-0.

Mahir Madatov Goal HD – Qarabag (Aze) 1-0 FC… by riqezi
Në takimin e parë vendosi goli i shënuar nga Madatov në minutën e 25-të pas një topi të kthyer në zonë nga goditja e shtyllës. Për azerët Agolli luajti përgjatë 90-të minutave, ndërsa diçka tjetër që ra në sy ishte se trajneri Gurbanos bëri vetëm një zëvendësim, në të 95-ën minutë.

Një rezultat pozitiv që i jep mundësi Qarabag të udhëtojë drejt Danimarkës për dy rezultate, ndërsa një gol në fushë kundërshtare do t’i hapte shumë punë Copenhagen. Takimi i kthimit do të luhet javën e ardhshme me datë 23 gusht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb