Edhe pse jo bindshëm Sevilla mundi me rezultatin 2-1 kampionët në fuqi të Anglisë Leicester në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Spanjollët shpërdoruan një mundësi të mirë për të shënuar që në fillim të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë me Joaquin Correa.

Por kjo nuk e ndaloi hovin e Sevilla-s e cila shënoi në minutën e 25 me Pablo Sarabia dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në gjysmën e dytë, andaluzianët e gjetën sërish rrjetën, me atë që humbi penalltinë në pjesën e parë Joaquin Correa (62’).

Një shpresë për ndeshjen kthyese për Lecester-in e dha Jamie Vardy (73’) duke e ngushtuar rezultatin. Me këtë fitore, Sevilla ka një përparësi të lehtë, mirëpo goli i shënuar i Vardy-t e lë sfidën të hapur.

https://www.youtube.com/watch?v=Se9C85zm7x4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: