NION – Shorti i 1/8-ave do të hidhet të hënën e 15 dhjetorit, në orën 12:00, në Nion të Zvicrës. Skuadrat do të ndahen në dy vazo sipas renditjes në grupe, në njërën do të jenë fituesit dhe në tjetrën vendet e dyta. Skuadrat e të njëjtit vend nuk do të përplasen mes tyre në këtë fazë, ashtu siç do të shmangen edhe duelet mes skuadrave që kanë qenë në të njëjtin grup. Fituesit e grupeve do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë me eliminim direkt në transfertë në datat 17/18 dhe 24/25 shkurt.

Ndërsa takimet e kthimit do të luhen në 10/11 dhe 17/18 mars. Edhe shorti i Ligës së Europës do të hidhet gjatë së njëjtës ceremoni duke nisur nga ora 13:00. Skuadrave që do të kualifikohen sot nga faza e grupeve, do t’u shtohen edhe 8 ekipet që zunë vendin e tretë në grupet e Champions-it

SKUADRAT
VAZO A
Atl.Madrid
Real Madrid
Monako
Dortmund
Bajern Mynih
Barcelona
Çelsi
Porto

VAZO B
Juventus
Bazel
Leverkusen
Arsenal
Man.Siti
PSG
Shalke 04
Shahtjor Donjeck

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: