Lojtarët e Chapecoenses do të qëndrojnë edhe një herë të bashkuar përsëri, këto janë arkivolet me trupat e pajetë të futbollistëve brazilianë të cilët vdiqën në aksidentin tragjik ajror në Kolumbi.

Trupat e lojtarëve të Chapecoense janë identifikuar dhe po përgatiten për tu transportuar nga një avion ushatarak në shtëpinë e tyre.

Qivurët pritet të mbërrijnë në Chapeco mesditën e së premtes për tu dërguar më pas në stadiumin e klubit ku do të jetë i pranishëm dhe Presidenti Michel Temer.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: