Arrita në depresion. Cohesha në 2 të mëngjesit duke ngrenë bukë dhe djathë’, kështu Charlize Theron tregon efektet që ‘dieta për tu shëndoshur’, ka pasur tek ajo. Për të luajtur rolin e një nënë në filmin e fundit ‘Tully’.

Në filmin që do të dalë në 14 maj artistja bionde afrikano-jugore është Marli, një nënë e ezauruar e tre fëmijëve e i cila është e shkatërruar nga nervat dhe … 22 kile më shumë.
‘Doja të ndjenja se cfarë provonin këto femra, dhe mendoj se ka qenë një mënyrë për mua për tu afruar tek ajo dhe për të hyrë tek ai mentalitet, ka thënë ylli, 42 vjecar për

“Entertainment Tonight”. Objektivi ishte të shëndoshesha dhe të mbaja peshën: ‘Po për herë të parë në jetën time kam ngrënë kaq shumë shqer cdo ditë, duke nisur që nga mëngjesi, kur filloja ditën me hamburger.
E mbaja gjellën pranë shtratit që të haja sapo zgjohesha…”
Një transformim që e ka bërë pothuajse të panjohur, por që i ka dhënë mundësi të arrijë më së miri tek personazhi. Artistja, që edhe për ‘Monster’ (Filmin e çmimit Oscar të 2004), kishte ndryshuar plotësisht pamje, duke shtuar në peshë, shpjegon se sa e vështirë ishte për tu kthyer në formë.: Ishte shumë e vështirë. Kam pasur nevojë për një vit e gjysmë për tu kthyer në peshën time. Trupi i një 40 vjecareje nuk është më ai i një 20 vjecareje, thotë artistja.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087439_15_image

C_2_fotogallery_3087439_16_image

C_2_fotogallery_3087439_1_image

C_2_fotogallery_3087439_11_image

C_2_fotogallery_3087439_14_image

C_2_fotogallery_3087439_13_image

C_2_fotogallery_3087439_0_image

C_2_fotogallery_3087439_12_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: