Sipas zërave ajo është kthyer sërish me ish të dashurin e saj Alexander Skarsgard, por Charline Theron e ka shijuar këtë fundjave në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe të një mikeshe.

Ylli 42 vjeçar i kinemasë ka treguar këmbët e saj të gjatë me një pale xhinse të ngushta, teksa shëtiste në Los Angeles të shtunën.
Aktorja e lindur në Afrikën e Jugut e cila ka adoptuar djalin e saj Jackson në vitin 2012 dhe vajzën në gusht të 2015, është shfaqur më në formë se asnjëherë.

Charlize dhe Aleksandër, të cilët u lidhën shkurtimisht në vitin 2012, thuhet se janë sërish së bashku sipas një burimi të Life & Style.
‘Ata përpiqen ta mbajnë sa më private lidhjen e tyre edhe pse është e vështirë të fshihen vazhdimisht’- ka thënë burimi, duke cituar se “ata janë shumë të lumtur që kjo romancë vazhdon sërish”.
(da.xha/BalkanWeb)
4D5110EC00000578-5852883-Simply_stylish_The_42_year_old_platinum_blonde_film_star_emphasi-m-112_1529211826560

4D51D52B00000578-5852883-image-m-113_1529211911306

4D2FC57100000578-5852883-image-a-69_1529216910534

4D51D4EE00000578-5852883-Out_and_about_Charlize_Theron_took_in_a_bit_of_family_time_when_-m-111_1529211802089

Etiketa: