Chrissy Teigen dhe John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin e ka publikuar vetë bukuroshja në rrjetet sociale me një klip. ”Luna, çfarë ka këtu brenda?’ pyet modelja vajzën e saj të parë që është ulur pranë saj. ‘B-B’ (baby) është përgjigja e vogëlushes dhe mami në Instagram saktëson “Eshtë John”.

Pas Luna Simone, e cila ka lindur në 2016, John Legend, 38 vjec dhe Chrissy Teigen, 31 kanë njoftuar se familja e tyre do të shtohet.

Këngëtari dhe modelja ashtu si në rastin e fëmijës së parë, duket se i është nënshtruar fekondimit artificial.

Cifti në fakt asnjëherë si ka fshehur problemet me fertilitetin dhe pikërisht në fillim të vitit Chrissy kishte treguar në In Style që po përgatitej për të rifilluar procesin.
Gjithçka ka shkuar mirë mesa duket dhe bebja do të lindë pas pak muajsh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb