BRITANI E MADHE – Chrissy Teigen vetëm një javë më parë solli në jetë vajzën e saj të parë dhe menjëherë ka postuar foton në Instagram.

Bashkëshortja e John Legend ndau me ndjekësit në Instagram foton e parë të vajzës së saj të vogël. 30-vjeçarja shihet duke mbajtur në duar vogëlushen, Luna ndërkohë që kishte veshur një bluzë të zezë me një dekolte tepër të hapur.

“Përshëndetje, luluja ime”, shkroi modelja në përshkrimin shoqërues të fotos.

Chrissy dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, mirëpritën fëmijën e tyre të parë të enjten e kaluar, ndërsa lajmin e bënë të ditur me anë të rrjeteve sociale pak ditë më vonë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb