TIRANE – Venera Lumani dhe Lind Islami që nga “The Voice” ku ata të dy ishin konkurrentë e deri më sot, janë ndër dyshet më të pandara e ndër çiftet që të bëjnë të besosh se dashuria e vërtetë ekziston.

Untitled-1

Venera Lumani dhe Lind Islamin, pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se do t’i jepnin fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

Sot, Venera, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, i ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë dërguar gjatë këtyre ditëve dhe ka ndarë me miqtë virtualë dëshirën për t’i pasur të gjithë në dasmë. Duhet menduar një mënyre pas kësaj deklarate të guximshme, e cila, paralajmëron gjithsesi se do të jetë një dasmë e madhe.

unazee

“Ju falem’nderoj pafund per urimet e sinqerta dhe kerkoj ndjese sepse e kam te pamundur per t’ju kthyer pergjigje te gjitheve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet te mendojme nje mundesi qe t’ju kemi te ftuar te gjiiiitheve ne dasme. P.S Ndiqni dashurine, jo luksin. Kur ke dashurine, i ke dhene pergjigje cdo situate”, ka shkruar Venera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: