Një ndeshje tenisi në Florida u ndërpre për shkak të zhurmave të një çifti që bënte dashuri në një apartmanet pranë fushës. Frances Tiaofe dhe Mitchell Krueger po luanin në turneun Sarasota Open kur zhurma u dëgjua gjithandej.

Tiafoe po bënte shërbimin e tij të dytë, kur ngeli i habitur dhe filloi të qeshte. Po ashtu edhe komentuesi i ndeshjes Mike Cation tha: “Vazhdon të dëgjohet. Ende vazhdon”.

Cation tha se reagimi i lojtaritTiafoe ishte një nga gjërat më qesharake që kishte parë. Ekzistojnë dhe spekulimet se zhurma mund të jetë hapur në ndonjë video pornografike në celular.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb