Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Cilët kanë qenë ambasadorë të Shqipërisë në NATO, nga Artur Kuko te Visho Ajazi Lika

nato-ambasadoret

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për të emëruar Visho Ajazi Likën si ambasador të Shqipërisë në NATO ishte surpriza më e madhe për jo vetëm për politikën e nivelit të lartë, por edhe për qytetarët e zakonshëm.

Ish-shefi i Shërbimit të Fshehtë Informativ (SHISH) dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij, ndërsa për largimin e tij u ngritën disa teori konspirative rreth motiveve që mund ta kishin shtyrë “kryespiuninin” shqiptar në lëvizjen e tij, ku më interesantet vinin nga fronti i përbashkët opozitar PD-LSI.

Tashmë çdo hamendësim është shuar: dorëheqja e matematikanit Ajazi Lika ishte e llogaritur.

Pranimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rezultat i zgjerimit të Aleancës, me një vendim historik të 3 prillit 2008, kur 26 krerë shtetesh dhe qeverish të mbledhur në Bukuresht vendosën që Shqipëria dhe Kroacia të nisin procedurat e anëtarësimit.

Më 25 prill 2008, Shqipëria nisi zyrtarisht bisedimet e pranimit, ndërsa vendimi përfundimtar i të qenit anëtar i saj u mor më 9 korrik 2008, kur 26 anëtarët e atëhershëm të NATO-s nënshkruan protokollin e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, gjatë një ceremonie në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel.
ambasadoret-e-Natos

Aktualisht në NATO janë 29 ambasadorë nga po aq vende pjesëmarrëse, ku nëntë prej tyre janë femra. Kryesisht, janë ambasadorë me të kaluar “civile”, dhe diplomuar apo master në Shkenca Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Çështjet e Sigurisë.

Por, kë do të pasojë Visho Ajazi Lika në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior, atje ku ajo bën pjesë zyrtarisht nga viti 2008?

Ambasadori aktual i Shqipërisë është Leonard Demi nga viti 2014, njëherësh i dyti në këtë detyrë, pas Artur Kukos (2009-2014).
artur kuko
Artur Kuko (55 vjeç), ambasadori i parë i përhershëm i Shqipërisë në NATO, i diplomuar për Shkenca Politike (1985) dhe master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare (1986) ishte më parë Kreu i Misionit Shqiptar në NATO (1997-2000), përpara se ata merrte nëntë vite më pas detyrën e Ambasadorit në NATO (2009).

Kuko kishte mbuluar edhe detyra të tjera si kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (1992-1997) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Këshillimin e Kooperimit të Atlantikut Verior (1992-1997); kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg.
demi-leonard-768x591
Leonard Demi është i diplomuar për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1986) dhe doktoraturë për Studime në Filologjinë Shqiptare (1992). Më pas, Demi ka ndjekur në Universitetin Xhorxh Uashington (1993-1994): Politika e Jashtme dhe e Sigurisë, dhe në Kanada (Naval Postgraduate School) për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Ish-deputet i Partisë Demokratike.

Përveç ambasadorëve të përhershëm në NATO, Shqipëria përfaqësohet edhe në nivel ushtarak. Të tillë kanë qenë dhe janë Gjeneral Major Arian Zaimi, Gjeneral Major Jeronim Bazo, Gjeneral Major Qemal Shkurt dhe Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku./tpz.al/

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Nuk Kane qene General Bazo e general Kollcaku perfaqesues ne NATO bruksel . Kane qene sipas rradhes , general Zaimi , general Gerveni dhe Tani General Shkurti . Flmn



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.