Ismail Morina, apo ndryshe i njohur si Ballist Morina i Dronit të Beogradit, prej 100 ditësh është i burgosuri shqiptar më mediatik.

Duke udhëtuar nga Shqipëria për në Itali, pasi ishte kthyer për pak ditë në atdhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit që ndërroi jetë në fillim të qershorit, Morina u ndalua në kufirin midis Kroacisë dhe Malit të Zi. Prej 12 qershorit jeta e tij është në duart e autoriteteve kroate, të cilat duhet të vendosin nëse do ta ekstradojnë heroin tifozave shqiptar në Serbi.

Cili do të jetë fati i tij? A e kanë braktisur shqiptarët dhe diplomacia? Familjarët rrëfejnë sot në “Studio e Hapur” ankthin e një fundi të mundshem dramatik. Sa shanse ka të jetë sërish i lirë? Këto pikëpyetje do të marrin përgjigje sot në orën 21:00 në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: