TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shtruar një pyetje në faqen e tij në Facebook, lidhur me pasurinë e deptuetit Alfred Peza. Shkëlzen Berisha duke iu referuar disa dokumenteve të gjykatës të publikuara në rrjetet sociale shkruan se Peza nuk paguante për të birin pasi e kishte rrogën vetëm 80 mijë lekë të reja, ndërsa tani thotë se i ka kursyer nga puna e tij si gazetar.

“Cili Pezë thotë të vërtetën? Ai që nuk paguan për të birin, se e ka rrogën vetëm 80 mijë lekë te Ora News? Apo ai që thotë se ka kursyer 1 milion dollarë sepse paguhet mijëra euro tek Ora News?!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/shkelzen.berisha.79/videos/10154450081654472/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: