Për Greqinë ka dy kushte të rëndësishme që duhet të plotësohen në lidhje me emrin, së pari duhet të jetë emër i përbërë me përcaktim gjeografik, ndërsa së dyti të jetë zgjidhje e qëndrueshme, deklaroi kryeministri Akeksis Cipras, pas përfundimit të një samitit europian në Bruksel.

“Nuk duhet të jetë version i lehtësuar, por zgjidhje e qëndrueshme, që të krijohet dialog i fortë midis popujve, emri duhet në çdo përdorim, ndërkombëtar, dypalësh por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mund të ketë emër të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni në Kushtetutë. Marrëveshja nuk është e lehtë, në Greqi shumë njerëz kundërshtojnë, por ky është shans historik i cili duhet të shfrytëzohet”, deklaroi Cipras.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias mbërriti në dje në Maqedoni në një vizitë zyrtare dy ditore, në avionin e parë grek që zbret në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pas 12 vitesh, shkruan atsh.

Gjatë kësaj vizite pritet të bisedohet çështja e emrit që ka mbajtur pezull për një kohë të gjatë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb