ATHINË– Fitorja e partisë së majtë radikale SYRIZA, të dielën në zgjedhjet legjislative, do të jetë një rezultat vendimtar për Evropën dhe një mesazh për vendet e tjera që i janë nënshtruar politikave shtrënguese, theksoi sot Alexis Cipras, ish-kryeministri grek, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Greqi.

“Rezultati do të jetë vendimtar për Evropën mesazhi për fitoren tonë do të dërgohet për Pablo Iglesias në Spanjë, për Gerry Adams në Irlandë dhe për një kryeministër progresist në Portugali”, konfirmoi Aleksis Cipras gjatë një mitingu zgjedhor në Athinë, i fundit para zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

Ai iu referua zgjedhjeve të ardhshme në këto tre vende të zonës euro, gjithashtu të goditura nga kriza e borxhit dhe nënshtruar politikave shtrënguese, ashtu si Greqia.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: