Ndryshimi i ligjit për Artin do të lërë pa status Cirkun Kombëtar. Me miratimin e ndryshimeve në ligj, e ardhmja e cirkut duket e paqartë. Veç kësaj, prej vitesh trualli ku ndodhet Cirku, pranë Qendrës Kulturore ‘Tirana’, është truall me probleme ligjore. Së shpejti ai pritet t’i dorëzohet pronarit dhe dorëzimi është shtyrë prej disa kohësh nga Ministria e Kulturës, me premtimin se për artistët e institucionin do të gjendet një zgjidhje. Dje, artistët e Cirkut janë mbledhur në një konferencë që paralajmëronte protesta dhe shkak për këtë u bë si ligji i artit, edhe një VKM e 7 marsit.

VKM DHE STATUS
Një VKM e së mërkurës së 7 marsit, kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës, një pronë që pritet t’i jepet Cirkut Kombëtar. VKM-ja ka për qëllim “transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. Ajo përcakton “Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të njësisë administrative Tiranë, të pasurive nr.8/638, me sipërfaqe 2 400 (dy mijë e katërqind) m2, dhe nr.8/637, me sipërfaqe 23 (njëzet e tre) m2, me vendndodhje në zonën kadastrale nr.8270, indeks harte TR-U-10, sipas formularit dhe hartave treguese bashkëlidhur këtij vendimi, me qëllim ushtrimin e aktivitetit social-kulturor të Cirkut të Tiranës”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/03/17/cirkut-hiqet-statusi-kombetar-artistet-hyjme-ne-greve-urie/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: