Fitimi i kampionatit që javën e kaluar nuk e ka zbutur City-n e Pep Guardiolës pasi sot ata kanë fituar 5-0 kundër Swansea, në takimin e vlefshëm për javën e 34 të “Premier League”.

Pothuajse e gjithë skuadra shënoi në këtë fitore brilante, ku spikati goli i De Bruyne, i cili me shumë mundësi do të shpallet ‘perla’ e javës.

City kur duhet edhe 4 ndeshje nga përfundimi i “Premier League” këtë sezon ka kapur kuotën e 90-t pikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb