Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit nga dikasteri që drejtonte ndër të tjera akuzoi disa ministra të qeverisë “Rama” që sipas tij kanë fjetur me dashnoret në “Santa Quaranta”, hotelin në pronësi të trafikantit ndërkombëtar të drogës të shpallur në kërkim, Kelmend Balili.

Por çfarë kuptimi ka emri “Santa Quaranta” që Balili ka zgjedhur për hotelin e tij?

Shpjegimin e jep deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, në profesion gjuhëtare dhe njohëse shumë e mirë e historisë:

Statusi i deputetes së PS-së Ledi Shamku
Santi Quaranta! 40 Shenjtorët apo 40 Martirët në Sebastë të Armenisë, ishin ushtarë që u lanë të vdisnin të ngrirë mbi liqen ngaqë nuk pranuan më të luftonin e as t’i binin mohit asaj çka thellësisht besonin. Zgjodhën me vdekë drejt, kur mund edhe të jetonin rrejshëm.
Si vikan kohët…!
ledi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb