SHBA-Hillary Clinton thotë se rivali i saj presidencial Donald Trump, ka shkelur ligjet amerikane, pasi që theu embargon tregtare me Kubën

Newsweek njofton se kompania e Trump fshehurazi ka kryer biznes në Kubë, duke shkelur embargon me këtë vend.

Kompania thuhet se shpenzoi të paktën 52 mijë euro në Kubë në vitin 1998.

Zëdhënësi i Trump Kellyanne Conway, tha se paratë nuk janë paguar, dhe se Trump ishte kundër tregtisë me Kubën.

Trump gjithashtu në mënyrë të përsëritur ka thënë se kishte refuzuar ofertat për të investuar në Kubë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: