TIRANE-Fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria në stinën e verës ka sjellë një “boom” të rritjes së çmimeve të biletave të avionëve dhe jo vetëm. Ja një shembull që dëshmon çmimet e çmendura që po hasin sot shqiptarët për një fluturim jashtë vendit me avion. Plot 803 euro kushton një biletë vetëm vajtje në Bari, ndërsa nisja bëhet nga Tirana. Por nuk dihet ende sa do e presë kompania çmimin e biletës së kthimit. Kjo mbetet ende mister, aq sa dhe çmimi i rritur deri në 803 euro. Surpriza nuk mungon as me tragetet që nisen nga portet shqiptare drejt Italisë, që në momentin e fundit bllokojnë prenotimet online dhe nga 36 euro bileta, nën dorë ta shesin 80 euro.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: