Mediat në Serbi nuk e kanë pritur aspak mirë humbjen e skuadrës së tyre e për më tepër kur kjo humbje vjen nga këmbët e lojtarëve shqiptarë.
Madje ato kërkojnë nga FIFA që të marrin masa për gjestin e Xhakës e Shaqirit për mënyrën e festimit të golave të tyre.
Në përfundim të takimit kanë shkruar: “FIFA duhet të marri masa. Xhaka
ka thyer rrjetin dhe ka provokuar serbët me simbolin e Shqipërisë”,
shkoi “Kurir” në fundin e ndeshjes.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin protagonistë në fitoren e
sotme ndaj Serbisë me 2 golat e realizuar. Gjatë festës së golit, të 2
futbollistët shqiptarë, që luajnë për Zvicrën, kanë festuar me
shqiponjë duke tërbuar serbët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb