INDI- Një elefant i egër ka shkaktuar kaos nëpër rrugët e një qyteti në perëndim të Indisë, pas ka shkatërruar 100 ndërtesa.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Siliguri. Sipas mediave, bëhet e ditur se elefanti ka shtypur automjetet dhe motoçikletat, ndërsa ka shkaktuar panik dhe tek qytetarët.

Mësohet se elefanti pasi kishte dal nga një pyll, kishte kaluar një lum të vogël dhe kishte përfunduar në rrugët e Siligurit. Ndonëse e përndoqën për disa orë, elefanti u vu në gjumë nga ekspertët dhe policia u detyrua të përdor një vinç, për të larguar atë nga qendra e qytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: