TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive gjatë natës që lamë pas në të gjitha rrugët e Tiranës dhe në autostradë. Efektivët e policisë rrugore të pajisur me Drager e Radar për të parandaluar aksidentet kanë zbuluar ‘çudira’ gjatë natës.

Sipas policisë shoferi i një “BMW X6” lëvizte me 197 km/orë në autostradë. Atij i është tërhequr leja e drejtimit për të dale në OASH për shpejtësi dy fish mbi normat e lejuara.

Një tjetër rast me 0.40mg/l, drejtuesi i një “Smarti” në Unazë të Re, i cili shkel dhe semaforin dhe qarkullon pa siguracion. Iu tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, për shkelje të semaforit e pa siguracion.

policia rrugore (3)

Po kështu 0.23mg/l, drejtuesi i një “Renaulti”, në rrugën “Don Bosko”, me 13 masa administrative të pa shlyera, pa kontroll teknik, pa siguracion, dhe me leje qarkullimi të bllokuar. Iu bllokua mjeti si dhe iu tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dhe për shkeljet e tjera.

policia rrugore (2)

“Rastet s’kanë nevojë për koment. Rrezik i madh për sigurinë e jetës në rrugë. Asnjë tolerim dhe kontroll të rreptë në të gjitha rrugët e Tiranës. Qëllimi jonë, siguria e jetës së përdorueseve të rrugës”, deklaron policia e Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb