Të hënën në orën 17:00 në “Selman Stërmasi” luhet sfida e fundit e javës së 12 dhe njëkohësisht kryendeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut. Klubi i kuq, i cili është pritës në këtë takim, me një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur çmimet e biletave për sfidën me korçarët.

Bie në sy se përkundrazi nga herët e tjera kur luhen ndeshje të mëdha, çmimet për këtë takim janë të arsyeshme. Klubi ka menduar të afrojë sa më shumë tifozë në stadium për të marrë një fitore që mund t’i sjellë të kuqve prestigjin e munguar këtë sezon.

Njoftimi i klubit

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF SKENDERBEU E HENE ORA 17:00

Ju njoftojmë se për këtë përballje të rëndësishme klubi ka vendosur të ofroj çmime të arsyeshme për të patur një pjesëmarrje sa më të madhe të tifozerisë në mbështetje të ekipit.

Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1 , A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek

Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E, F,G1,G2

Tifozeria mike nga Korça do të ketë në dispozicion Tribunat H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
#PërjetMeTyPartizan

Partizani8-470x569

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb