SHBA – Çmimi Nobel i 2017-ës në Fiziologji dhe Mjekësi është dhënë Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash dhe Michael E. Young për zbulimet e mekanizmave molekulare që kontrollojnë ritmin cirkadik.

Tre shkenceterat amerikane ishin në gjendje të shikonin brenda orës sonë biologjike dhe të sqaronin veprimet e saj të brendshme. Zbulimet e tyre shpjegojnë se si bimët, kafshët dhe njerëzit përshtatin ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohet me revolucionet e Tokës Zbulimet e fituesve te çmimit nobel kanë njeë rëndeësi teë madhe sa i peërket mirëqenies dhe jetës tonë të përditshme.

Fituesit e Çmimeve në Fizikë, Kimi dhe Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës. Ndërsa për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.
Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb