TIRANE- Autoritetet greke kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Klement Balilit, i cili konsiderohet si lideri i në prej grupeve më të mëdha të trafikimit të drogës në Evropë, ndryshe “Escobarin e Ballkanit”. Sipas CNN grek, urdhri është lëshuar 48 orë më vonë nga se pritej nga prokurorët dhe menjëherë ky urdhër është dërguar në të gjitha vendet e Evropës dhe Shqipëri.

Mbështetur po në këto burime, në ditët në vijim pritet që Prokurorisë së Shqipërisë t’i dërgohet dosja e plotë për Balilin. Fill pas ardhjes së këtij urdhri arresti, pritet që ai të ekzekutohet vendimi ndaj Balilit pasi ai pritet të gjyjkohet në Shqipëri dhe nuk do ekstradohet.

Sakaq, disa ditë më parë nga një kontroll i ushtruar në banesën e tij në Delvinë, të afërmit të 44-vjeçarit pohuan se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Po ashtu, nga hetimet e deritanishme rezulton se Balili disponon 10 llogari bankare në Europë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: