FRANCE – Stilisja e famshme, Mademoiselle Coco Chanel, thuhet se ka qenë spiune e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një dokumentar francez ka zbuluar sekretet e jetës së stilistes Coco Chanel, duke sjellë fakte që tregojnë se ajo ka qenë pjesë e shërbimit sekret të Adolf Hitlerit dhe njihej me emrin e koduar “Westminster”, një referim për lidhjen e saj me Dukën e Westminster.

Sipas këtij dokumentari, lidhja e Chanel me nazistët ka nisur në momentin e rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. Ajo kishte lidhje me një zyrtar të lartë të Gestapos, baronin Hans Gunther von Dincklage, i cili e përfshiu në sferat e larta naziste.

Dokumentari pretendon se Coco Chanel përdori njohjet e saj në sferat e larta naziste për të rimarrë biznesin e parfumit që kishte shitur në vitin 1924 ndaj një familje hebreje. Por kjo tentativë dështoi, pasi familja hebreje e kishte shitur biznesin tek një shtetas gjerman.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: