SARANDE – Zona e plazhit të Borshit prej 3 orësh ka mbetur pa ujë. Sipas pronarëve të hoteleve dhe banesave në shërbim të turizmit mësohet se numri i pushuesve është rreth 6000.

Si pasojë e mungesës së ujit, banorët janë çoroditur pasi nuk po gjejnë zgjidhje. Korrespondetja e News24, Shpresa Dine, raporton për BalkanWeb policia lokale u thotë banorëve dhe pronarëve të hoteleve t’i drejtohen Bashkisë së Himarës, ndërkohë që nga bashkia nuk ka asnjë telefon të hapur.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb