TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është fotografuar paraditen e sotme në shkallët e Kuvendit, teksa bisedonte me ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, siç duket në fotot e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Marsela Karapanço.

mimi2

Nuk dihet çfarë “hallesh” i bashkojnë këta të dy, ato brenda partisë apo të tjera, por një gjë është e sigurt, të dy i pret një sezon shumë i ngarkuar politik.

mimi3

Ndërsa Braçe do vijojë të drejtojë Komisionin e Ekonomisë, edhe Kodhelit i është besuar drejtimi i Komisionit të Jashtëm. E për të drejtuar një komision, kush më mirë se sa Erion Braçe mund ta këshillojë zonjën Kodheli?

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb