Reperi i njohur shqiptar Noizy i ka trembur pafund ndjekësit e tij. Ai ka publikuar një video në të cilën shfaqet në makinë me kokën sipër timonit tërësisht i gjakosur, ashtu si pas një aksidenti. Pamjet janë gati reale dhe madje kamera kap edhe shenjën e plagës në kokë. Megjithatë krahas videos ai ka vendosur shenjën që po xhiron një film.
Ndoshta Noizy është bërë pjesë e ndonjë produksioni televiziv të mikut të ngushtë aktorit Blerim Destani, ndërkohë që ndodhet në Berlin.
Në videon e dytë të postuar Noizy ngre kokën dhe këndon vargjet e këngës së Adele “Hello from the other side” ndërsa pas tij shihet një ekip i tërë njerëzish dhe kamerash.
(m.k/BalkanWeb)