Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Arrihet marrëveshja për trajnerin e ri të Kombëtares, Cristian Panucci vjen në Tiranë të mërkurën

panuci-470x340

Cristian Panucci ka gjasa të jetë zëvendësuesi i Giani De Biazi, ku do t’i besohet drejtimi i Kombëtares tonë të futbollit.

Mësohet se Panucci, ish-mbrojtës i kombëtares italiane, pritet të vijë në Shqipëri ditën e mërkurë. “News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Panuccin, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Tashmë “telenovela” e trajnerit që do të zëvendësojë De Biazin në stolin kuqezi, siç duket do të mbyllet me zyrtarizmin e Panuccit në drejtimin e kombëtares.

Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.

Më herët në media u përfol se një prej kushteve të FSHF-së për atë që do zërë vendin e teknikut të ri të kuqezinjve është fakti që ai të përfitojë një pagë vjetore me parametra pak më të ulët sesa Xhani De Biazi në nisje të aventurës së tij me Shqipërinë.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.