TIRANE- Cristiano Roanldo e ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta motivuar vetën para ndeshjes me Shqipërinë. Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo, ka postuar nga Tirana në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin për babai e tij i cili ka vdekur kohë më parë, transmeton Express. “Babai im gjithmonë ka qenë i mirë shpirtërisht, atij i pëlqente shumë futbolli. Më pikëllon pak fakti që ai nuk është këtu për të parë se çfarë kam arritur unë, kjo do të ishte diçka si pika kulmore në jetën e tij… Por unë jam i sigurt që ai kujdeset për mua nga atje lart”, shkruhet në foton që ka postuar Ronaldo në Instagram.

Teksa kësaj foto ylli i Realit ia ka bashkangjitur edhe një shkrim tjetër: “Faleminderit babë, gjithmonë do të jesh në zemrën time!” Me këtë foto, duket se Cristiano Roanldon dëshiron të motivojë edhe më shumë vetën para supersfidës me Shqipërinë që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Elbasan Arena. Padyshim se e gjithë vëmendja do të jetë tek ai në stadiumin Elbasan Arena, pasi që momentalisht Ronaldo mban epitetin e lojtarit më të mirë në botë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb