Mediat ndërkombëtare raportojnë se zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi është çështje ditësh pasi portugezi momentalisht po shijon pushimet, por gjithsesi Luka Modric, shoku i tij te Real Madrid, po shpreson që ai të vijojë të qëndrojë në “Bernabeu”.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mendoj se ai do të largohet dhe dua që ai të qëndrojë sepse është lojtari më i mirë në botë,”-tha fillimisht për “AS” mesfushori kroat.

“Unë mendoj se do të qëndrojë, ky është opinioni im. Do të ishte madhështore nëse do e bënte sepse nuk e imagjinoi dot me një klub tjetër,”-mbyll Modric.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb