Cristiano Ronaldo ka kompletuar sot kalimin e tij te skuadra e Juventusit, duke bërë jo vetëm Italinë, por pothuajse të gjithë botën të flasin për këtë transferim të bujshëm.

Dëshirës për të komentuar këtë kalim të CR7 te ‘zonja e vjetër’ nuk i ka rezistuar as Frosinone, klubi italian që me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë të gjithë të qeshin.

Në “Twitter” ata kanë shkruar: “Mëkat Juventus. Edhe ne ishim në tratativë për Cristianon. Mirë se erdhe në Seria A!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb