Nuk është hera e parë që emri i një bukurosheje italiane lidhet me Cristiano Ronaldon. Pas Raffaella Fico dhe Elisa De Panicis është radha e Cristina Buccino të jetë në krahët e Ronaldos.

Joshëse dhe në një formë të shkëlqyer, Buccino ka bërë për vetë yllin e Real Madrid në Ibiza, ishullin spanjoll ku të dy po kalojnë pushimet. Për momentin nuk mund të flasim ende për një histori dashurie ndërmjet tyre, gjithnjë nëse i referohemi fjalëve që Buccino ka dhënë për revistën Chi: “Ibiza nuk është dhe aq e madhe. Edha në këtë lokal ku ishte dhe ai. E pamë njëri tjetrin, shikimet tona u ndeshën dhe me pas ai me ftoi për darkë. Është një djalë shumë i mirë”.

Pyetjes se ndërmjet tyre ka lindur diçka më shumë, Buccino iu përgjigj: “Gossipi shpejton shumë, unë nuk dëshiroj që të ketë keqkuptime në lidhje me diçka e cila mbase mund të transformohet në një histori të bukur”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb