FIFA ka rekomanduar Rusinë që stadiumet e ndërtuara apo rikonstruktuara për Botërorin të kenë kapacitetin e përafërt 45 mijë vendesh. Një kushte tillë nuk e plotësonte stadiumi i skuadrës së Ural, “Ekaterinburg Arena”, që maksimumi ‘strehonte’ 18 mijë spektatorë.

Arkitektët rusë nuk kanë hequr dorë që në këtë stadium të zhvillohen sfidat e Botërorit në verë dhe për këtë kanë gjetur një zgjidhje tepër të çuditshme. Tribunat anësore janë çmontuar dhe pas tyre janë instaluar tribuna të jashtme shtesë, të cilat do të sigurojnë vende edhe për 18 mijë tifozë që do të duan të ndjekin ndeshjet që do luhen në këtë stadium.

Me pak fjalë mund të thuhet se kjo gjetje është e papërsëritshme, ose më e pakta unikale në llojin e saj.

Jetëgjatësia e kësaj zgjedhje nuk do të jetë shumë e madhe, pasi shtesat do të prishen menjëherë pas përfundimit të evenimentit më të rëndësishëm futbollistik duke e kthyer “Ekaterinburg Arena” në gjendjen e mëparshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: