Një detaj tepër i pazakontë është vënë re në ekipin e Lushnjës në transfertën që ky ekip luajti dje kundër Skënderbeut për javën e 6 të Kategorisë Superiore. Ekipi lushnjar ka udhëtuar drejt Korçës vetëm me një portier, Bejten, pasi Spaho ishte i skualifikuar.

Këta janë të vetmit portier, 2, të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi Lushnja nuk funksionon ashtu siç duhet. Ekipet serioze sot nuk paraqiten në ndeshje nëqoftëse në pankinë nuk qëndrojnë 2 portierë dhe me atë që është në lojë, e çojnë në 3 numrin e të grumbulluarëve në një sfidë.

E njëjta situatë është edhe në ekipet e moshave të Lushnjës. Po kështu skuadrat e U-19 dhe U-17 kanë nga vetëm një portier dhe mungesa e gardianëve është e dukshme në Akademinë e verdhëjeshilëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: