TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar nga çadra e protestës pas deklaratës së Presidentit Bujar Nishani pasditen e sotme, ku ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me dekretimin e 4 ministrave të rinj. Mes tyre Kreu i Shtetit, u ndal tek emri i propozuar nga kryeministri Rama për Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafajn, të cilin e cilësoi si të papërshtatshëm për këtë post, por theksoi se Kushtetuta nuk ia lejon të refuzojë.

Këtë qëndrim të Presidentit Nishani, kreu i demokratëve Lulzim basha e ka cilësuar si një veprim të Kreut të Shtetit “në lartësinë kushtetuese”.

“Vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presidentit”, – është shprehur Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: