TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quan një talent kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke iu referuar debateve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Madje Manjani propozon që Veliajt t’i jepet Partia Socialiste dhe për të ilustruar përfundimin e tij rendit 8 pika se përse Veliaj është talent politik.

Ish-ministri duke përdorur një nga argumentet pro prishjes thotë me ironi se ‘Teatrit i janë dobësuar telat e korrentit e pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!”.

Manjani shprehet se “po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…Dhe këto vendime do jenë ‘popullore'”.

STATUSI I MANJANIT
Talent, jo shaka!
Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!
Shiheni me vëmendje:

1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mëngjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!

2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.

3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, d.m.th në favor të prishjes së Teatrit.

4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur.

5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.

6. Kur i thuhet, po mirë bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe s’ka më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!

7. Teatri bën fiks 30 milionë euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 milionë, thotë nuk jam ekspert!

8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korrentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!

Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!
Ndaj haku është t’i jepet PS-ja dhe jo më bashkia!
Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!

Manjani 1 fb

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: