Në prag të sfidës së kthimit në “Champions League” kundër skuadrës së Valleta-s, trajneri i ri i Kukësit, Armando Cungu, është shprehur optimist për kalimin e turit.

Trajneri shkodran që mori ekipin këtë fundjavë shprehet se pavarësisht ndeshjes së parë të përfunduar 0-0 dhe kohës së pakët që ka në krye të skuadrës do të jetë Kukësi e kualifikuara në raundin tjetër.

“Kam pasur shumë pak orë në dispozicion por është një ekip të cilin e njoh dhe për të cilin kam besim për të arritur drejt suksesit, që do të thotë kalimi i turit. Le t’ia lëmë fushës dhe të shpresojmë që të flasë fusha më shumë se ne.

Përsëri mendoj që Kukësi është favorit, pavarësisht rezultatit të parë që nuk ishte ai që prisnin të gjithë shqiptarët. Është shumë e rëndësishme që ekipi nuk pësoi gol dhe kjo është pozitive për ne. Duhet të dimë që të administrojmë në mënyrën më të mirë rezultatin dhe kam bindjen e plotë që do t’ia arrijmë qëllimit që të kalojmë”, tha Cungu në konferencën e sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb