BEOGRAD – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka akuzuar sot hapur deputetin Behgjet Pacolli se ka ndërhyrë për ‘blerjen’ e votave për pranimin e Kosovës në UNESCO, duke i korruptuar ato. Sipas tij, shumë shtete janë përballur me presion që të votojnë “Pro”.

Nga ana tjetër Daçiç tha se Serbia kishte punuar gjatë gjithë kohës për të siguruar votat e mjaftueshme kundër propozimit në Asamblenë e Përgjithshme, dhe sipas tij votat e sotme treguan se kush ishin aleatët e vërtetë.

Sipas kryediplomatit, Pacolli ka qenë sot i pranishëm në korridorin e ndërtesës së UNESCO-s në Francë.
“Kjo nuk ka pasur asgjë të bëjë me votimin. Ai ka pasur të bëjë me diçka krejt tjetër dhe kjo është korruptimi i shtetet të botës që të votojnë” – pohoi Daçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: