SERBI-Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, deklaroi se Britania e Madhe i ka dërguar notë proteste Surinamit pasi ky shtet tërhoqi vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Pavarësisht se disa vende të mëdha thonë se janë miqtë tanë, më duhet të them se njëra nga këto shtete, Britania e Madhe, i ka dërguar notë proteste Surinamit pas tërheqjes së njohjes për Kosovën”, tha Daçiç për mediat në Beograd.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: