SERBI-Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha.

Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Daçiç ka thënë se qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”- është shprehur Daçiç përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale.

“Po ju them atyre që kritikojnë: të ishit pak më të përgjegjshëm nuk do të ishin mundësitë aq të mëdha për të humbur Kosovën”- tha Dacic.

Sipas tij, janë në rregull kritikat ndaj njëri-tjetrit por ka zgjidhje më të mira dhe nuk duhet të ketë urrejte reciproke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: