SERBI-Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis me Kosovën, por se kjo çështje nuk mund të përdoret në politikën e tregtisë së jashtme si një kusht për t’u bashkuar me BE-në, transmeton “Zëri.info”.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Trajnimi i udhëheqësve politikë”, Daçiç ka thënë se dialogu me Prishtinën po zhvillohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, por se ajo nuk mund të jetë e njëanshme, dhe se njëra palë nuk mund të merr gjithçka, dhe tjetra asgjë.

Daçiç vuri në dukje se Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të bashkohet me Shqipërinë njëherë e përgjithmonë.

Ai nënvizoi se çdo shteti mund t’i ndodhë ajo që i ka ndodhur Serbisë me rastin e Kosovës dhe se është e domosdoshme të krijohen dhe respektohen parimet që do të udhëheqin të gjithë, raporton media serbe ‘Blic’.

“Ne luftojmë sepse duam një kompromis dhe ata nuk e duan. Është sikur divorci, njëra palë nuk mund të marrë gjithçka, duhet të ketë një proces dhe një marrëveshje”, theksoi Daçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: