Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se “nuk mund të lejojmë që Serbia të tradhtojë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe nuk mund të tregtojmë me Kosovën”.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se “presidentin serb Aleksandar Vuçiç po e gënjejnë nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.

Daçiq, sipas gazetës serbe “Blic”, vuri në dukje se ai është kundër luftërave me këdo qoftë, dhe se Serbia duhet të jetojë dhe të përparojë, por që duhet ndjekur një politikë e mençur dhe e fortë, dhe se me Serbinë nuk mund të udhëhiqet politikë në të cilën i parashtrohen kushte.

“Ne kurrë nuk kemi qenë tradhtarë të këtij shteti dhe njerëzve. Ne do të japim gjithçka për Serbinë, por nuk do ta japim Serbinë për asgjë në botë”, tha Daçiç në një tubim parazgjedhor në Smederevska Pallanka, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Serbia, për shkak të interesave të saj, duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë në botë, por për shkak të hyrjes së saj në BE, ajo nuk mund t’ia kthejë shpinën dhe të sulmojë Rusinë apo Kinën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: