SERBI-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se çështja e heqjes së preambulës së Kushtetutës së Serbisë, e cila e konsideron Kosovën si “pjesë të këtij vendi”, nuk ka qenë pjesë e asnjë rrethi të bisedimeve që është zhvilluar në Bruksel.

Në një konferencë për media në Beograd, Daçiç tha se Serbisë, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t’i bëhen kërkesa të caktuara që duhet t’i përmbushë për t’u bërë anëtare e bllokut.

“Kërkesat nuk i referohen preambulës. Ajo nuk ka qenë temë e asnjë dialogu në BE”, tha Daçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbajë kontaktet me të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë “presion të madh” për të ndryshuar qëndrimin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: